“Premtohen surpriza të shumta!”/ Zbulohet kush do të këndojë sonte në dasmën e Heidit dhe Romeos

Premtohen surpriza të shumta në dasmën mes Heidit dhe Romeos, të paktën kështu shkruhen në një postim të bërë në profilin zyrtar të “Big Brother Vip”.

Tashmë faqja zyrtare e BBV në Instagram ka zbuluar këngëtarin që do të marrë pjesë në ceremoninë martesore.

Nuk kishte se si të ndodhte ndryshe, do jetë pikërisht këngëtari Elgit Doda, njëkohësisht miku i ngushtë i Romeos.

“A jeni gati për dasmën mes Heidit dhe Romeos? Për një surprizë fantastike dhe një atmosferë plot hare i ftuar special këngëtari dhe kompozitori, Elgit Doda. Sonte, ora 21:00!”, shkruhet në postimin e bërë në Instagram.

Që prej mbrëmjes së kaluar, Elgiti është parë në studion muzikore së bashku me Donaldin.

“Sot do ta bëjmë natën ditë”, shkruan Donaldi në postimin e tij të bërë mbrëmjen e kaluar.

“S’ka gjumë sot”, shkruan Donaldi në një tjetër postim në “Instastory” ku shfaqet në një studio me Elgitin, e të gjithëve na shkon mendja te kënga që ata kanë përgatitur si surprizë për çiftin.

Me pjesëmarrjen e Elgitit në dasmë, pritshmëritë janë të shumta që ai mund të ketë bërë një dedikim për ciftin Heidi-Romeo.

LEXO EDHE: Sot “martohet” Romeo me Heidin në BBV, Donaldi ka një këshillë për vëllain: Festo dhe sot se nesër… (FOTO)

 

Related posts

“Egli ka bërë një këngë…”/ Gazetarja e njohur: Gjesti është i dashuruar me…

I zbërthehen reçipetat në skenë, reagimi epik i Katy Perry-t: Nuk keni paguar për… (VIDEO)

Çfarë po ndodh me ish-banorët e BBV 4? Nuk do ta besoni se kush ka humbur ndjekës në “Instagram”!