“Premtimet e Veliajt gënjeshtra”/ Banorët e Tiranës: Ujin e paguajmë dy herë dhe është i ndotur

Banorët e kryeqytetit janë shprehur të pakënaqur në lidhje me çmimin e ujit, si dhe me cilësinë e tij.

Vit pas viti Veliaj ka dalë më premtime sipas tyre dhe nuk janë plotësuar deri më sot.

Ndërkohë Belind Këlliçi do të paraqisë programin e tij me qëllimin e vetëm, shërbimin e vërtetë ndaj qytetarëve, larg propagandës dhe mashtrimeve.

Deklaratat e banorëve:

“Kryetari i Bashkisë duhet të ketë parasysh një gjë, çmimin e ujit. Ne po e paguajmë shumë shtrenjtë ujin dhe e paguajmë dy herë, por nuk na vjen uji i pijshëm në rubinet. Ne e paguajmë 60 mijë lekë ujin se unë blej edhe bidonin e ujit të pijshëm. Meqenëse uji nuk më vjen i pijshëm në rubinet unë detyrohem të blej bidonin. Pra ky nuk është 35 mijë lekë më. Është 65 mijë. Ti nuk ma sjell ujin e pijshëm, por taksën ma merr. Gjithë Tirana blen me bidona”, u shpreh një qytetar.

Një tjetër qytetar thotë se kosto e ujit rritet edhe për shkak të energjisë së harxhuar nga pompat e ujit. Ndërsa një tjetër banor thekson se nga mungesa e depozitës, ujin e pret të vijë dy herë në ditë nga një orë.

“Është pallati  11 katësh, imagjino. Ujë tek ne s’ka”, tha ai.

“Në njësinë 9, në pjesën veriore uji ndalon gjithmonë në orën 10 të darkës, vjen gjithmonë në orën 5 të mëngjesit. Absolutisht asnjëherë nuk ka qenë i pijshëm, në asnjë moment”, rrëfeu një tjetër banor.

“Ai më jep mua ujë të papijshëm. Ujin unë e blej edhe vjen më fut 84 mijë lekë ujë. Ç’është ky? Ç’është ka halabak mo?”, u shpreh i indinjuar një tjetër banor i Tiranës.

Çmimi i ujit në Tiranë është rritur ndjeshëm që kur Erjon Veliaj u vendos në krye të Bashkisë.

Familjarët që jetojnë në kryeqytet paguajnë 65 lekë/m3.

Vit pas viti, Veliaj ka premtuar ujë të pijshëm dhe furnizim pa ndërprerje, por premtimet kanë rezultuar gënjeshtra dhe ende në vitin 2023, qytetarët detyrohen ta blejnë ujin duke u kushtuar dyfish në fund të muajit.

Kandidati për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi së shpejti do të paraqesë programin e tij me qëllimin e vetëm, shërbimin e vërtetë ndaj qytetarëve, larg propagandës dhe mashtrimeve të cilat prej tetë vitesh i serviren banorëve të kryeqytetit.

Related posts

Mbi 20 persona përfundojnë në spital/ Ja çfarë ndodhi papritur në Bulqizë

E RËNDË! Po lahej në liqenin e Kukësit, humb jetën i moshuari

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij