Prej vitesh pa stadium, Besa jep lajmin e mirë për tifozët, prezanton impiantin e ri (video)

Besa e Kavajës prej më shumë se 7 vitesh është pa një “shtëpi” për të zhvilluar ndeshjet si pritëse. Tashmë duket se kjo “sorollatje” do të marrë fund.

Kavajasit ditën e sotme kanë publikuar në “InstaStory” një video ku tregohet projekti i stadiumit që do të ndërtohet së shpejti. Punimet pritet të nisin së shpejti dhe qëllimi është që stadiumi të jetë gati për 100 vjetorin e klubit.

Kujtomë se aktualisht Besa garon në Kategorinë e Parë, teksa pas 8 ndeshjes ka arritur të sigurojë 5 pikë dhe ndodhet në vendin e 10-të.

Related posts

“Plas” në kryeqytet, sulmuesi rebelohet se nuk u aktivizua; përplaset me presidentin

“Turp! 5 mijë tifozë shajnë një trajner” Kërnaja “ndez zjarr” dhe shigjeton Tiranën: Kemi burra, futemi vetëm për fitore

Mes kontestimeve dhe kaosit, Partizani fiton aktin e parë ndaj Elbasanit (video)