“Prej 10 ditësh asnjë gjurmë nga im bir”, nëna denoncon zhdukjen e 21-vjeçarit/ Histori hakmarrjesh mes dy familjeve

Prej 10 ditësh familja nuk ka asnjë gjurmë nga djali 21 vjeçar. Denoncimi për zhdukjen e Klevis Lleshit, 21-vjeç nga Burreli është bërë nga nena e tij, e cila ka kërkuar ndihmë, pasi nuk ka më asnjë kontakt me të birin. 

‘News 24’ informon se 21 vjeçari ishte person i shpallur në kërkim nga policia për kanosje, pasi kishte tentuar të vriste shtetasin Mariglen Hoti. Familja ku i riu bën pjesë ka një histori gjakmarrje me një tjetër familje në Burrel. ‘Klevis Lleshit i është vrarë babai në vitin 2013 për gjakmarrje, ndërsa në 2016-ën i është vrarë xhaxhai para shtëpisë. Po ashtu në 2016-ën të riut i është zhdukur edhe kushëriri pa gjurmë. Familja Lleshi është që prej vitit 2012 në hasmëri me familjen Hoxha nga Burreli’- ben me dije ‘News 24’.

Zanafillë e konfliktit mes tyre është bërë vrasja dhe djegia në makinë në Britani e shtetasit Afrim Hoxha në vitin 2012. Për vrasjen e Hoxhës është dënuar me burg përjetë Arben Lleshi. Fill pas kësaj ngjarje filluan eliminimet e pjesëtareve të familjes Lleshi në Burrel.

Related posts

Pamje RRËQETHËSE kur ushtarët rus dhe ukrainas nderojnë njëri-tjetrin pak para vdekjes/ “Ju ishit luftëtari më i mirë në botë” (VIDEO)

Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”/ Kursi i këmbimit për sot, 29 nëntor 2024

“Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër”/ Shokët e skuadrës së Dinamos surprizojnë Luisin në spital që u plagos nga vrasja e Martin Canajt