“Prandaj u bëre keq ti”/ Olta e bën Kiarën gati për të qarë dhe i fut “xixat” për Luizin dhe Efin: Prisje që të zgjidhte ty (VIDEO)

Olta ka dyshime se Kiara është bërë xheloze kur Luizi zgjodhi Efin dhe jo atë për “The Voice of Big brother”. Teksa bisedonin sot të dyja, Olta i tha Kiarës mendimin e saj, por kjo e fundit e mohoi në mënyrë kategorike.

Kiara: Po ça janë këto muhabete, seriozisht e ke? Se fitoi Efi? Ça po thua o Olta!

Olta: Prandaj u bëre keq ti, prisje që Luizi të zgjidhte ty

Kiara: Për Zotin jo!

Olta: O Kiara është normale.

Kiara: Për Zotin jo nuk e kam fare aty! Olta: Edhe unë po të isha do t’i thoja të dashurit tim, shokut tim, pse s’më zgjodhe mua?

Kiara: Ça janë këto se ne jemi në lojë tani!

Olta: Pse u mërzite pra?

Kiara: Isha e ngarkuar o Olta!

Olta: Pse papritmas sa zgjodhi ai Efin, ti u ngarkove dhe u zive me Luizin!

Kiara: Nejse kështu do ta shohësh ti…

Që prej mbrëmjes së djeshme Luizi dhe Efi po qëndrojnë në një dhomë veçmas banorëve të tjerë. Atyre nuk u lejohet komunikimi me banorët, por Kiara dhe Luizi i kanë thyer rregullat.

Mesa duket Kiara nuk ka mundur të qëndrojë larg Luizit për shumë gjatë dhe pas spektaklit ka shkuar tek dera. Luizi e ka pyetur Kiarën me kë po qëndron pasi banorët me të cilët ajo ndante kohën (Luizi, Efi, Ronaldo), nuk janë më. Kiara i tregoi Luizit se ka mbetur vetëm dhe të dy kanë komunikuar përmes derës.

Related posts

Incident apo e qëllimshme?! Alba e “Përputhen” del në emision me fustanin transparent, tregon më shumë seç duhet! (FOTO)

Ish-banori i BBV kapet me drogë/ Policia e arreston menjëherë (FOTO)

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)