Prag Partizani/ Shehi i tregon shtegun Tiranës drejt titullit, lojtarët buzëqeshin… nga halli (video)

Tirana vijon me përgatitjet për derbin ndaj Partizanit në Air Albania, më 17 maj në orën 18:30 për javën e 33-të të Superiores. Rëndësia e kësaj ndeshje tashmë dihet, titulli kampion është në diskutim dhe bardheblutë duan ta ruajnë fronin e tyre si kampion të Superiores.

Në ndrejtimin e trajnerit Shehi, skuadra ka zhvilluar seancën e rradhës stërvitore në kompleksin Skënder Halili ku shihen lojtarët të fokusuar në instruksionet e teknikut dhe stafit që mbajtën fjalim përpara fillimit të seancës. Fokusi është totalisht për këtë sfidë dhe rëndësia dihet por kjo nuk i ndal lotjarët që të shkëmbejnë buzëqeshje me njëri-tjetrit gjatë momenteve në stërvitje.

Një atmosferë pozitive në ambientin bardheblu e cila duket edhe në videon e publikuar nga klubi në rrjete sociale.

Related posts

“Turp! 5 mijë tifozë shajnë një trajner” Kërnaja “ndez zjarr” dhe shigjeton Tiranën: Kemi burra, futemi vetëm për fitore

Mes kontestimeve dhe kaosit, Partizani fiton aktin e parë ndaj Elbasanit (video)

EKSKLUZIVE/ Spostohet derbi, Klikoje Sport mëson ndryshimin e bërë nga sektori i garave