Polonia në kaos/ Mijëra qytetarë pushtojnë rrugët dhe kundërshtojnë masat kundër COVID-19, Presidenti i vendit testohet pozitiv. Policia ndërhyn me gaz lotsjellës

Ditën e sotme autoritetet polake njoftuan se Presidenti i vendit, Andrzej Duda është testuar pozitivë me COVID-19.

Nga ana tjetër policia vijon përballjen me qytetarët të cilët kanë dalë për të protestuar kundër masave bllokuese dhe në disa raste u përdor edhe gaz lotsjellës.

Presidenti Duda në një lidhje televizive njoftoi se ndihej mirë.

“Unë nuk kam asnjë simptomë, përveçse mungesë shije apo aromash, ndihem mirë. Unë jam në izolim së bashku me gruan time dhe do të punoj në distancë”, tha presidenti 48-vjeçar.

Polonia po sheh një rritje të madhe të rasteve COVID-19, me infeksione të reja që shënojnë një rekord ditor prej 13.632 që u shënuan ditën e djeshme, ndërsa masa të reja shtrënguese hynë në fuqi sot.

Protestuesit u mblodhën pa maska ​​për fytyrën, duke thënë se nuk nevojiten masa dhe mbajnë në duar pankarta “Le të punojmë dhe të vendosim vetë“.

“Sigurisht që ka një virus, por ajo që ata po bëjnë është e gabuar“, tha Olga, një grua në të 30-at e saj.

Related posts

Nuk gjen qetësi Greqia! Goditet sërish nga një tjetër tërmet i fortë, ja ku ishte epiqendra

I treti brenda dy ditëve! Ishulli grek goditet përsëri nga tërmeti, banorët në panik!

“Profecia” e asteroidit të Nostradamusit bëhet e vërtetë?! Ja çfarë thotë parashikuesi