Poloni-Shqipëri/ Gati për ndeshjen e parë kualifikuese, Sylvinho publikon 11 lojtarët e formacionit

Sylvinho ka vendosur në lidhje me formacionin zyrtar të Shqipërisë në takimin ndaj Polonisë në Varshavë. Kuqezinjtë fillojnë eliminatoret e Euro 2024 mbrëmjen e sotme duke nisur prej orës 20:45. Mes shtyllave do të jetë Thomas Strakosha.

Mbrojtja do t’i besohet Marash Kumbullës dhe Enea Mihajt në qendër, ndërsa krahët Ivan Balliut dhe kapitenit Elseid Hysaj. Treshja e mesfushës do të formohet nga Klaus Gjasula, Kristjan Asllani dhe Ylber Ramadani. Sokol Cikalleshi do të jetë në majën e sulmit.

Related posts

E BUJSHME! Ish-lojtari i Kroacisë dhe Ajax zbarkon në Shqipëri, firmos me klubin që luan për mbijetesë (EMRI)

Orges Shehi fikson formacionin anti-Bylis, dy rikthime kënaqin teknikun

Nuk kanë fund telashet për Tiranën, gjobë nga Komisioni i Disiplinës dhe detyron të paguajë pagat e ish-lojtarit