Policia zvicerane arreston tre gra shqiptare me 11 kilogramë heroinë

Policia kantonale e Cyrihut ka arrestuar tre persona në Embrach të premten (1 prill 2022) dhe me atë rast ka sekuestruar rreth njëmbëdhjetë kilogramë heroinë dhe katër kilogramë materie për përpunimin e drogës.

Të premten pasdite, policët kantonalë kanë kontrolluar para një prone një kosovare 65-vjeçare me banim në Embrach, të dyshuar për tregti me lëndë narkotike, shkruan albinfo.ch.

Gjatë kontrollit të mëvonshëm të shtëpisë, policia ka gjetur rreth njëmbëdhjetë kilogramë heroinë, katër kilogramë lëndë për përpunim të drogës dhe sasi të vogla kokaine dhe marihuanë, thuhet në një komunikatë të Policisë Kantonale, të publikuar në www.zh.ch (faqen zyrtare të Kantonit të Cyrihut).

Në momentin e ndërhyrjes së policisë, në banesë ka pasur edhe persona të tjerë, transmeton albinfo.ch. Një shtetase 27-vjeçare e Shqipërisë, e cila ndodhet ilegalisht në Zvicër dhe një 23-vjeçare tjetër, po ashtu shtetase shqiptare, por me banim në Embrach, janë arrestuar nën dyshimin se kanë shkelur ligjin për narkotikët.

Tri gratë e arrestuara u dërguan në zyrën e prokurorit publik Winterthur/Unterland, pasi policia kishte përpunuar rastin.

Related posts

Nuk dalin nga gremina monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 18 qershor 2025

Shqiptarja që jeton në Izrael rrëfen situatën pas sulmeve të Iranit: U zgjuam të tmerruar…

Studimi australian ngre ALARMIN: Fëmijët që kalojnë shumë kohë para ekraneve kanë gjasa të zhvillojnë probleme emocionale