Policia greke, operacion sekret në qelitë e shqiptarëve në Kretë, u gjen lëndë narkotike

Në orët e para të mëngjesit të sotëm policia greke ka kryer një operacion sekret në burgun e Chanias në Kretë. Sipas raportimeve bëhet me dije se operacioni është kryer nga policë dhe qen drege të cilët kanë kontrolluar qelitë ku qëndrojnë edhe shqiptarë që vuajnë dënimin e tyre.

Mediat greke raportojnë se operacioni ka qenë i fshehtë dhe nuk janë informuar paraprakisht as autoritetet e burgut. Oficerët kanë kontrolluar në 6 qeli me 13 të burgosur shqiptarë, mes tyre dhe qelia e liderit të përfolur të mafies shqiptare në Greqi, Klaudian Lekotsai. “Gjithçka është bërë në shkallë konfidenciale”, ka deklaruar një nga oficerët e policisë.

“Policia nuk ka sindroma fobike dhe ndërhyn në kohën dhe vendin që e gjykon të dobishme dhe të nevojshme. Në Burgjet e Chanias të Kretës ka vite që nuk ka ndodhur një ndërhyrje e tillë e policisë”, shtoi ai. Për sendet dhe lëndët narkotike të gjetura dhe të konfiskuara në qeli pritet një njoftim i dytë.

Related posts

VIDEO RRËQETHËSE/ Publikohet mesazhi zanor i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shkulën nga zemra, ishte njeri…

“Dua të vras veten, po s’ma lejon feja!”/ Dëshmia e të pandehurit: Për Nuredinin po shkelni ligjin, do iki nga trutë

Euro nuk ndryshon, dollari sërish në rënie/ Kursi i këmbimit, 8 prill 2025