Policia greke/ Dhunuan dhe plagosën me thikë dy adoleshentë, i vihen prangat të miturve shqiptarë. Ishin anëtarë në organizatën…

Dy të mitur me origjinë shqiptare, anëtarë në një organizatë grabitjesh, në Greqi, kanë rënë në prangat e autoriteteve helene.

Mediat fqinje shkruajnë se ditën e djeshme të dy shqiptarët kishin rrahur dhe grabitur një 16-vjeçar në Argyroupoli, si dhe kishin plagosur me thikë një 17-vjeçar, të dyve këtyre duke i marrë në fund celularët dhe paratë e xhepit.

Oficerët e Departamentit të Sigurisë Helenike, Argyroupolis, në më pak se 24 orë arritën të identifikojnë tre nga autorët dhe të prangosin të dy, ndërsa hetimet për të gjetur autorët e tjerë vazhdojnë.

Ngjarja

Ditën e djeshme, pak para orës 7 pasdite, një grup të miturish zbritën në Ano Glyfada dhe dukeshin se ishin të nevrikosur.

Pranë sheshit Elena Venizelou, një 16-vjeçar u rrah me grushte për t’i rrëmbyer telefonin e tij celular. Por ata nuk u ndalën këtu.

10 minuta më vonë, ata gjejnë një 17-vjeçar, e sulmojnë dhe e godasin me thikë për ta grabitur.

Adoleshenti transportohet me ambulancë në spitalin Gennimata ku mjekët e kuruan dhe për fat të mirë ai është jashtë rrezikut.

Presidenti i Shoqatës së Policisë së Jugut të Athinës, George Kalliakmanis, thekson se: “Delikuenca e të miturve po rritet në mënyrë të rrezikshme nga viti në vit. Policia ka krijuar institucionalisht kornizën në mënyrë që ata të mund të merren në lidhje me delikuencën e të miturve, por kur policia greke ndërhyn është shumë vonë sepse shkaku kryesor lidhet edukimi familjar, por edhe faktorë të tjerë shoqërorë, që shteti duhet t’i marrë seriozisht që të mund të përballet me këtë realitet modern”.

Burimi: Panorama.al

Related posts

Alivoda transferohet në Dubai, Vllaznia zbulon detajet e transferimit

AF Elbasani blindon portën, firmos me ish-gardianin e Genoas (FOTO)

Osteoartriti tek moshat e reja – Ja shenjat si ta kuptoni dhe parandaloni