Policia e kërkon prej ditësh, zhduket në rrethana misterioze reperi shqiptar, dyshohet se…

Reperi Feronit Shabani, i njohur si “Fero” është në kërkim nga Policia e Kosovës, e cila nuk po gjen asnjë gjurmë të tij prej një jave. Këngëtari akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri në një lagje të Gjilanit dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Ende nuk është arrestuar. Po vazhdon kërkimi i tij nga ana e Policisë,”- tha zëdhënësi i Policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. Ngjarja ndodhi më 29 dhjetor dhe nuk pati asnjë të lënduar. “Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacion Policor Gjilan me datën 29.12.2022 në orët e mbrëmjes ka pranuar në informacion se i dyshuari F.Sh. (1994) shtetas i Kosovës me veturën e tij ka shkuar në një lagje të qytetit të Gjilanit dhe po sa ka dalë nga vetura ka shtënë një herë me armë zjarri dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes,”- thuhej në njoftimin e policisë. Reperi nuk është parë të jetë aktiv as në rrjetet sociale.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

Nga marrëdhënia me Selin te letra e babait të saj: Ja çfarë thotë gruaja e Mirit