Policia aksion për lojërat e fatit që zhvillohen fshehurazi, 3 në pranga/ Ja apeli i uniformave blu

Edhe pse të ndaluara me ligj, lojërat e fatit vijojnë të zhvillohen fshehurazi. Policia e Tiranës ka goditur dy raste duke arrestuar në flagrancë 3 shtetas, si dhe procedohet penalisht 1 shtetas tjetër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Aplikacioni, si rezultat i të cilit, u arrestuan shtetasit:

T. D., 25 vjeç dhe E. M., 19 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi K. D., pasi në Rrugën e Dibrës, në lokalin me pronar shtetasin T. D. dhe punonjës shtetasin E. M., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 aparat celular, 3 aparate dixhitale dhe një sasi valute, që dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Gjithashtu u bë arrestimi i shtetasit S. D., 25 vjeç, pasi në rrugën “Njazi Meka”, në lokalin në pronësi të tij u gjetën dhe u sekuestruan 1 aparat celular dhe tre aparatura të cilat i përdorte për të ushtruar veprimtarinë e kundërligjshme të organizimit të lotarive të palejuara.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Policia bën të qartë se do vijojnë kkundër aktivitetit të lojërave të fatit në të gjithë qarkun e Tiranës dhe në këtë kuadër, fton “cilindo të denoncojë në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme, duke iu siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit”.

Burimi: Panorama.al

Related posts

Shoqërohen në polici përfaqësues të degës së PD-së në Elbasan (EMRAT)

Monedhat e huaja thellojnë rënien/ Kursi i këmbimit për ditën e sotme, 27 shtator 2024

Luhatje të papërfillshme në monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 22 gusht 2024