Policët amerikan nuk dinë të ndalen/ Pamjet tronditëse nga New Mexico, qëllon mbi protestuesin 4 herë (VIDEO)

Krimet e policisë ndaj qytetarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shtohen gjithmonë e më shumë. Siç deklaruan edhe shumë qytetarë  amerikanë pas vrasjes  së George Floyd në Amerikë, raste të tilla kanë ekzistuar gjithmonë, por tashmë po hidhet dritë mbi to, e po bëhen publike.

Siç tregojnë edhe mediat e huaja, policët nuk  po kursehen në sulmet dhe vrasjet ndaj qytetarëve që nga data  25 maj, kur vdiq edhe George Floyd.

Por sëfundmi një ngjarje e rëndë ka ndodhur edhe në New Mexico, SHBA, kur një protestues është qëlluar 4 herë me armë zjarri nga një polic gjatë përplasjeve të dhunshme mes policëve dhe protestuesëve.

Nga pamjet e publikuara në mediat e huaja shihet momenti kur Steven Baca, qëllon 4 herë ndaj qytetarit, Scott Williams i cili po protestonte. Ndërkohë  policët në Albuquerque arrestuan, policin 31-vjeçar, menjëherë pas ngjarjes së rëndë,  ndërsa Scott është në gjendje kritike për jetën në spital.

Mes protestave masive, Scott ishte një prej personave që kërkonte heqjen e sklupturës ‘La Jornada’  të një guvernatri kolonial spanjoll të shekulit të 16-të, i cili njihet për masakrimin e vendasve.  Ndërkohë  në video  shihet që protestuesi Ëilliams, ishte qëlluar në shpinë e imbuluar nga gjaku.

Related posts

VIDEO RRËQETHËSE/ Publikohet mesazhi zanor i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shkulën nga zemra, ishte njeri…

“Dua të vras veten, po s’ma lejon feja!”/ Dëshmia e të pandehurit: Për Nuredinin po shkelni ligjin, do iki nga trutë

Euro nuk ndryshon, dollari sërish në rënie/ Kursi i këmbimit, 8 prill 2025