Polemika për penallti dhe raste të shpërdoruara, Teuta dhe Vllaznia ndajnë pikët në Durrës

Teuta dhe Vllaznia janë ndalur në një barazim 1-1 në “Niko Dovana”, në sfidën e javës së 24-të të Superiores. Sfida nisi mjaft mirë për shkodranët, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 14’ me Esat Malën. Gjithsesi durrsakët reaguan në mënyrën më të mirë, duke rivendosur baraspeshën në minutën e 30’ me Sherif Kallakun, pas një aksioni model.

Rastet nga vendasit nuk munguan, por finalizimi nuk erdhi. Gjithashtu pati dhe pretendime për penallti pas një prekje të topit me dorë nga Gurishta, por VAR-i akordoi më parë një faull në zonë.

Të dyja skuadrat nuk gëzohen me këtë rezultat, me Teutën që qëndron në vendin e 6-ë me 32 pikë, ndërsa Vllaznia në vendin e 4-t me 36 pikë.

Related posts

“Kemi dy rregullore në Shqipëri!”/ Tetova shpërthen pas vendimit të arbitrit dhe zbulon pse tërhoqi skuadrën: I kërkova që të shihe…

“Shumë gabime, nuk luajtëm siç dimë”/ Edi Martini i pakënaqur dhe zbulon problemin: Humbëm ritmin dhe bëmë shumë pasime gabim

Barazim me polemika të mëdha: Egnatia–Vllaznia përfshihet nga kaosi (video)