Pogradeci siguroi pjesëmarrjen në Play Off-in e Kategorisë Superiore. Skuadra liqenore u pozicionua në vendin e 5-të të Kategorisë së Parë me 49 pikë të grumbulluara.
Vetëm një ditë pas ndeshjes me Korabin në transfertë mundur me rezultatin 3-0, Pogradeci nuk është ndalur. Skuadra e drejtuar nga Ardian Mema ka kryer ditën e sotme stëtvitjen duke u përgatitur më së miri për Play Off-in. Me ardhjen e Ardian Memës në stol, ekipi liqenor ndryshoi fizionomi. Ekipi ishte i aftë të përballej me këdo, përpara ardhjes së Ardian Memës, Pogradeci nuk kishte arritur të fitonte pikë në ndeshjet e zhvilluara në transferta.
Barazimi 0-0 ndaj Besës, që në atë kohë ndodhej në vendin e dytë ishte një tregues i qartë se e ardhmja e Pogradecit do të ishte e ndritur. Nëse shohim bilancin e Ardian Memës, në 21 ndeshje ka arritur të marrë 9 fitore 7 barazime, e pësoi 5 humbje.Fitorja ndaj Flamurtarit në Vlorë i dha një dorë të madhe ekipit liqenor për të arritur Play-Offin, një fitore 1-2 gjë që solli dhe shkarkmin e trajnerit të Flamurtarit Andrea Agostinelli.
Të enjten në orën 15:00, Pogradeci do të përballet me Burrelin në “Liri Ballabani”. Skuadra e drejtuar nga Ditmar Bicaj e mbylli këtë edicion të Kategorisë së Parë në vendin e 4-t.
VERDIKTET E KATEGORISË SË PARË
Sezoni i rregullt në Kategorinë e Parë është mbyllur zyrtarisht dhe ka dhënë verdiktet madhore të sezonit 2024-2025: Vora dhe Flamurtari ngjiten në Abissnet Superiore, ndërsa Valbona dhe Erzeni kanë rënë në Kategorinë e Dytë. Por kampionati nuk ka përfunduar akoma për skuadrat që mund të arrijnë objektivat sezonal përmes ndeshjeve shtesë të Play Off-it dhe Play Out-it.