“Nuk i trembemi Tiranës pavarësisht emrit që ka”, mesfushori i Pogradecit rivalizon kryeqytetasit: Jemi të karikuar dhe të fokusuar…

Pogradeci

Pogradeci ndodhet vetëm një hap larg Superiores, si kurrë më parë. Pasi kanë kaluar me sukses finalet e “play-off”-it të Kategorisë së Parë, kur mundën matjanët brenda në Burrel 1-0, kavajasit në Elbasan po 1-0, liqenorët tashmë janë të fokusuar te finalja e së dielës.Ata do të përballen me Tiranën për të realizuar ëndrrën e tyre të madhe, Superioren. Lojtarët dhe stafi teknik janë të fokusuar te mbarëvajtja e këtij takimi jetik për objektivat që klubi i ka vënë vetes këtë sezon. Edhe pse ju deshën tri ndeshje shtesë, pogradecarët besojnë te grupi i lojtarëve dhe ky objektiv do të jetë një realitet i pashmangshëm.
“Elbasani na sjell fat”, deklaron futbollisti dibran që luan për pogradecarët nga fillimi i këtij sezoni, Redon Raza.

Është një ndeshje teke dhe ne po e presim me padurim. Jemi të karikuar vetëm për fitore e këtë dëshirojmë ta mbyllim brenda 90-minutëshit. Të gjithë jemi të fokusuar te kjo ndeshje teke dhe e fundit për sezonin, ku dëshirojmë të realizojmë atë objektiv që kishte klubi ynë këtë sezon, t’u bashkëngjitemi ekipeve elitare.

Ne nuk i trembemi asnjë kundërshtari, pavarësisht emrit apo kurorave që ka mbi krye. E respektojmë atë si një emër të madh, një klub që mbart histori të madhe në futbollin shqiptar, dhe për gjithçka që kjo skuadër i ka dhënë futbollit. Por kurrsesi ne nuk do të hyjmë si inferiorë përballë tyre. Do të tentojmë ta mposhtim dhe të jemi ne skuadra që do të shkojmë në elitë”, ishte deklarata e lojtarit të Pogradeci Redon Raza.

LEXO ME SHUME:Presidenti i Pogradecit ofron shumën e padëgjuar më parë! Zbulohet premio e akorduar për “kokën” e Tiranës

Related posts

VIDEO/ Shtesa rezulton fatale për Tiranën, Flamurtari shpëton “lëkurën” në fund

Ndodh në Superiore/ Alarm përpara ndeshjes, përplasje fizike mes dy futbollistëve në stërvitje

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Comments are closed

Add Comment