Presidenti i Pogradecit ofron shumën e padëgjuar më parë! Zbulohet premio e akorduar për “kokën” e Tiranës

Pogradeci

Pogradeci do kërkojë mrekullinë ndaj Tiranës, më 4 maj në “Elbasan Arena”. Finalja për një vend në Superiore do të nisë në orën 18:00 dhe liqenorët janë më të motivuar se kurrë.

Presidenti Armand Lilo ka vendosur një premio të padëgjuar më parë te Pogradeci. Bëhet fjalë për 100 mijë euro, që do të shpërndahen për liqenorët në rast fitoreje ndaj bardhebluve. Pogradeci shkon në finalen për një vend në Superiore, pasi mposhti minimalisht Burrelin dhe Besën. Pengesa e fundit është Tirana.

Skuadra e Shkëmbit kërkon të shpëtojë nga katastrofa ndërkohë, pasi e mbylli kampionatin në vendin e tetë.

TIRANA ME SEANCAT STËRVITORE

Edhe dje Tirana ka punuar e qetë për sfidën me Pogradecin, e cila do të zhvillohet të dielën në orën 18:00. Trajneri Bledi Shkëmbi ka kërkuar zgjidhje për pozicionet që i ka të zbuluara për sfidën e fundit të këtij kampionati.

Çështja për t’u zgjidhur është sulmi, ku mungesat në repart janë të mëdha. Dy janë opsionet, me Haxhiun në fushë dhe “tredhëmbësh” dhe sakrifikohet një mesfushor ose me dy sulmues.

Me të paktën 4 titullarë jashtë, Shkëmbi do t’i kthehet Tiranës së tij klasike me 3-5-2, ku në sulm do të jetë Bajroviç, i cili do të luajë sërish nga minuta e parë së bashku me Zharmunin. Haxhiu është një opsion për suedezoboshnjakun. Në mesfushë dihen emrat, duke filluar nga e djathta në të majtën me Verën, Solerin, Rafaelin, Smaçin ose Markun, si dhe Përgjonin. Mbrojtja me treshen Mici, Kola dhe Dembele.

Në fund portieri Selmani, i cili do të koleksionojë 37 nga 37 takime në Superiore. Nëse Ndreca ia del, sakrifikohet njëri mes dyshes Smaçi-Marku, të cilët aktivizohen në mesin e fushës. Problemi i Tiranës janë edhe rezervat, pasi numrat që ka Shkëmbi në dispozicion janë shumë pak për një sfidë që mund të dojë lëvizje vendimtare për të kthyer lojën.

LEXO EDHE: Vjen largimi i parë nga Tirana, futbollisti nuk përmbushi pritshmërirë (EMRI)

Related posts

E FUNDIT/ Mbyllet takimi Halili-Shkëmbi, ja çfarë u vendos për të ardhmen e trajnerit

Xhaka i thotë PO Milanit, Igli Tare i bën ofertën e parë Bayer Leverkusenit

Aventurë ndryshe e Ditmar Bicajt, ish-trajneri i Burrelit drejt firmës me përfaqësuesen e…

1 comment

Pogradeci, mesfushori rivalizon kryeqytetasit: Jemi të karikuar... 03/05/2025 - 15:25
[…] LEXO ME SHUME:Presidenti i Pogradecit ofron shumën e padëgjuar më parë! Zbulohet premio e akorduar për “kok… […]

Comments are closed

Add Comment