Kryeministri Edi Rama, me anë të një video ka publikuar disa pamje të raketave për lëshimin e satelitëve në hapësirë. Sipas Ramës, satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2”, do të lëshohen në muajin Mars dhe në muajin Qershor.
Në videon e publikuar nga Rama shihen pamjet se e lëshimit të Spacex Falcon 9, që u bë në qershor.
“Shqipëria në orbitë. E pabesueshme, por e vërtetë.” dëgjohet të thotë Rama.
Kryeministri Edi Rama: Pra jemi këtu.
-Po, ky është lëshimi i Spacex Falcon 9, që u bë në qershor. Lëshuam katër satelitë gjatë tij. Lëshuam satelitin Mark 4, variantin 17, 18, 19, që është modeli i ri. Kjo që po shihni është lëshimi në orbitë.
Kryeministri Edi Rama: Domethënë, Albania 1 kur do të jetë gati? Në mars?
-Po, në mars do të lëshohet. Do duket kështu si kjo. Do të filmojmë një video dhe gjëja tjetër që do të shohim pas shkëputjes do të jetë vendosja e satelitit në orbitë.
Kryeministri Edi Rama: Po Albania 2? Në qershor…
-Saktë…
Kryeministri Edi Rama: Super
-Kjo është pamje e orbitës ku do lëshohen
Kryeministri Edi Rama: Shqipëria në orbitë. E pabesueshme, por e vërtetë.
-Po, zotëri