“Po të tha polici ‘Ndal’, ti duhet të ndalosh”/ Aktivisti i kthehet keq Blendi Fevziut

Aktivisti Zirkon Disha, ka komentuar deklaratat e gazetarit Blendi Fevziu në emisionin “Opinion”, në lidhje me rastin e Lear Kurtit dhe sjelljen e policisë.

Reagimi i aktivistit është i ashpër përballë deklaratës së Fevziut se po të tha policia “Ndal” duhet të ndalosh.

Disha i ka kujtuar Fevziut se ka ligje dhe Kushtetutë dhe se nuk jemi në kohë lufte.

“Fevziu në ‘Opinion’ duke këshilluar popullin sipas ‘opinionit’ të tij! Po të tha polici ‘Ndal’, ti duhet të ndalosh!

Fevzi, policia ka një ligj dhe ne si qytetarë kemi një Kushtetutë dhe disa konventa të cilat janë votuar në parlament.

Ne nuk jemi në statusin e “Gjendjes së jashtëzakonshme” ku policia ndalon këdo që sheh rrugës pas orës policore.

Policia duhet të ketë një arsye ti drejtohet një qytetari që ti kërkoj verifikim identiteti, pavarësisht orës apo vendit ku është”, shkruan Disha në rrjetet sociale.

Sipas tij, nëse një i ri laragohet me vrap nga policët kjo nuk e bën atë kriminel, kjo tregon se policia është kthyer në bandë kaçakësh që justifikojnë veprimet e tyre me dyshime të paarsyeshme.

“Nëse një i ri është konsumator narkotikësh, kjo nuk e bën kriminel, por është viktimë e bandave me të cilat policia bashkëpunon ngushtësisht. (Mjafton t? shohim raportet e fundit, ku dhjetra policë janë në bordero të krimit të organizuar, madje se fundmi një polic u kap duke trafikuar kokainë në Turqi)

Policët janë kthyer në gjahtar të përdoruesve të lëndëve narkotike, për të siguruar falas dozën e tyre, apo për të shantazhuar përdoruesit për të marrë ndonjë shukë parash në dor?.

Çfarë do që të thonë për të ndjerin 32-vjeçar, duket qartë që ajo patrull policie është sjell si bandë, e kurrë siç duhet të ishte.

Prandaj Fevzi, policia në Shqipëri është kthyer në zgjatim të krimit të organizuar dhe një perceptim të tillë ju nuk mund ta zhbëni duke na treguar se si duhet që qytetarët duhet të sillen me ‘policinë’, por duhet të tregoni se si policia duhet të sillet duke respektuar ligjet dhe të drejtat e qytetarëve”, përfundon reagimin aktivisti.

Related posts

Monedhat e huaja pësojnë rënie/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 4 korrik 2024

“5 milionë lekë, për ty 4! Emiljano: Shumë e ka!”/ Përgjimet në dosjen Onkologjikut! Ja pazari që bëhej për pacientët me kancer

Monedhat e huaja në “krizë”/ Kursi i këmbimit për sot, 23 qershor 2024