“Po të duam për 3 minuta jemi brenda parlamentit”/ Berisha sulmon ashpër Yuri Kim dhe kryetaren e re të Kushtetueses

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka sulmuar ambasadren e SHBA Yuri Kim në protestën e sotme që u zhvillu para Kuvendit.

Lideri demokrat shënjestroi edhe kryetaren e re të Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj, duke thënë se nuk ka qenë një ditë të vetme në  një proces gjyqësor. Berisha tha se për çdo vendimn armiqësor ndaj PD dhe opozitës do të bëjë përgjegës Taulant Ballën dhe kryeministrin Edi Rama.

Berisha: Ose kërko të falur ose mbaje për vete. Idealet tona nuk lëkunden, ne besojëmë se shqiptarët e lirë  janë përtnerë të  vërtetë. Soros me levat e tij shkatërron përfundimsiht, për herë të parë në krye të GJK emërohet një njeri që ska qenë në një sallë qgjyqi, ajo mund të jetë krenëre se nuk ka lexuar Kushtetutën. Me mijëra juristë të diplomuar që kanë marrë pjesë në procese gjyqësore, mes tyre zgjidhet një zonjë, një njeri që nuk ka qenë një ditë në sallën e gjyqit. I dha ish-oficerit 225 mijë dollarë.

Në ligjin e Shqipërids dhe botës, ia që jep dhe merre rryshfetin ka kryer një krim. Sot Balla njoftoi vendimin e gjakëts në datën 3, i them Ballës: ja ku janë këta burra dhe unë të betohen  para tyre se ti dhe  Rama do të bëheni përgjegjës për çdo akt armiqësor ndaj opozitës. Kudo që të fshihesh do të gjejmë. Ty dhe  Ramën nuk u mbron dot kush. Po të duam për tre minuta, jemi brenda në parlament. Prandaj ikni. Po vendosëm, jemi në sallë! Po vendosëm, jemi në sallë, asgjë nuk na pengon! 3 marsi është dita e madhe, 3 marsi është ditë fitoreje për revolucionin.

Related posts

Mbi 20 persona përfundojnë në spital/ Ja çfarë ndodhi papritur në Bulqizë

E RËNDË! Po lahej në liqenin e Kukësit, humb jetën i moshuari

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij