Po shkëlqen në Angli! Anis Mehmeti në formacionin e javës, 22-vjeçari pret thirrjen nga Kombëtarja (FOTO)

Anis Mehmeti vazhdon të dhurojë performanca fantastike në divizionin e dytë të futbollit anglez. Mesfushori of   ensiv shqiptar, autor i tri ndeshjeve dhe një goli me Shqipërinë U21, u transferua në janar te Bristol City. 22-vjeçari është kthyer në një titullar fiks tek ekipi i ri.

Pavarësisht se Anis Mehmeti nuk ishte protagonist me asist apo gol në fitoren e fundit të Bristol City-t ndaj Blackpool me shifrat 2-0, futbollisti shqiptar është përzgjedhur në formacionin e javës. Ndërkohë kjo formë e mirë që po kalon mund t’i sigurojë Mehmetit një ftesë nga trajneri i ri i Kombëtares, Silvinjo, për ndeshjen me Poloninë.

Related posts

“Turp! 5 mijë tifozë shajnë një trajner” Kërnaja “ndez zjarr” dhe shigjeton Tiranën: Kemi burra, futemi vetëm për fitore

Mes kontestimeve dhe kaosit, Partizani fiton aktin e parë ndaj Elbasanit (video)

EKSKLUZIVE/ Spostohet derbi, Klikoje Sport mëson ndryshimin e bërë nga sektori i garave