Po prisnin të merrnin mjekim në spitalin e Durrësit, 30 pacientë nuk durojnë dot, thyejnë xhamat në shenjë revolte

Një situatë kaotike është krijuar pasditen e sotme në urgjencën e spitalit të Durrësit, ku janw thyer edhe xhamat e portës kryesore. Shkak për këtë është bërë fluksi tepër i lartë i pacientëve që nuk marrin shërbim, më shumë se 30 persona në radhë, ndërkohë që në urgjencë është vetëm një mjek në turn.

Siç shihet edhe nga pamjet, shumë qytetarë janë në radhë në stolat e urgjencës, ndërkohë që nuk mungojnë as rojet e sigurisë, që përpiqen të ç’tensionojnë situatën.

Veçanërisht në stinën e verës, urgjenca e qytetit të Durrësit pret më shumë pacientë se zakonisht, për shkak të numrit të lartë të turistëve që akomodohen në qytetin bregdetar. E padyshim kjo do të kërkonte dhe një rritje të stafeve mjekësore, gjë që në fakt duket se nuk ka ndodhur në Durrës.

Related posts

Monedhat e huaja pësojnë rënie/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 4 korrik 2024

“5 milionë lekë, për ty 4! Emiljano: Shumë e ka!”/ Përgjimet në dosjen Onkologjikut! Ja pazari që bëhej për pacientët me kancer

Monedhat e huaja në “krizë”/ Kursi i këmbimit për sot, 23 qershor 2024