Po ngjitet apo po zbret? Zgjidhet misteri i maces së shkallëve që bëri “namin e madh” në rrjet!

Një tjetër nga debatet virale që kanë polarizuar opinionin e shumë njerëzve që humbasin kohën me gjëra të pavlefshme në internet, është dhe ai i fotos së maces duke ecur në një palë shkallë apartamenti.

Fotoja me përfytyrim të dyfishtë mund të interpretohet vizualisht edhe me kafshën në ngjitje të shkallëve, por edhe me te në zbritje të tyre.

Foto ka marrë miliona klikime e komente që prej prezantimit në masë disa vjet më parë por deri tani përgjigjet e debatit nuk janë pranuar nga asnjëra palë.

“Është duke zbritur sepse druri i shkallëve është i sheshtë në pjesën horizontale të shkallëve, kurse gurët e mureve janë në pjesën e pasme të tyre”, shkruan një komentues që vlerësohej si “i pasaktë” nga të tjerët.

“Unë besoj se macja po ngjitet sepse macja shikon lart dhe përpara, kur macet zbresin shkallët ato shikojnë poshtë ku po hedhin këmbët, domethënë poshtë,” shkruan një tjetër, i cili gjeti me shume miratim nga komuniteti.

Gjithsesi njerëzit kanë vijuar debatin e tyre dhe asnjë zgjidhje konkrete nuk duket në horizont.

Në fotogalerinë e mëposhtme gjeni disa nga argumentat më bindëse…

“Shkalleve u duket vija e pllakes qe zakonisht shihet vetem nga poshte”

“Macja nuk po shkon asgjekundi sepse kjo eshte nje foto” thonë komentuesit ironike

“Me duket se eshte duke u ngjitur lart”

“Ku po shkon macja?”

Argumenti i ndarjes se dukshme qe shihet vetem nga poshte shkalleve qendron: Macja eshte duke zbritur, per shumicen.

Related posts

Kjo është temperatura ideale për kondicionerin në këto ditë të nxehta

“Profecia” e asteroidit të Nostradamusit bëhet e vërtetë?! Ja çfarë thotë parashikuesi

Si sot 19 Qershor!