“Po ndodh çudia e madhe”/ PS: Protestat e opozitës u transmetuan live nga mediat ruse në vitin…

Në fjalën tij në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka dalë jashtë rendit të ditës për një moment dhe foli lidhur me lobimin rus në PD.

Ai shprehet se këtë çështje e denoncoi PS-ja, dhe sot palët e përçara të PD-sç po hahen me njëri-tjetrin për këtë gjë nëpër emisione.

“Minimalisht për t’iu marrë populli seriozisht, lërjani drejtësisë këtë punë. Unë kam shumë besim te kjo drejtësi, e cila po rilind në rrënojat e drejtësisë së vjetër. Është koha që të ndërmarrin nismat ligjore, përfshirë punën që po bëhet te komisioni i reformës, por duhet të reformatohet ndër të tjera edhe ligji për partitë politike. E vërteta është se jo vetëm Shqipëria, por edhe Mali i Zi, janë financuar nga Rusia, ata kishin fakte edhe më shumë se për ne”, ka thënë Balla.

Sipas tij, protestat e opozitës në vitin 2018-2019 janë transmetuar nga mediat ruse.

“Nuk ka qenë rastësore që gjatë vitit 2018-2019, protestat e opozitës të bashkëdrejtuar nga Basha dhe Berisha, jepeshin LIVE në ‘TV Rus’ dhe ‘Sputnik’ ishte LIVE nga Tirana për tri orë me radhë duke thënë ‘Po ndodh çudia e madhe, Saliu dhe Luli kanë mbledhur 400 veta në shesh”, ka thënë Balla.

Related posts

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij

Mblidhet kryesia e PD, ja data kur do të mbahet protesta kombëtare

Deklarata e fortë e Spiropalit: Unë dhe treçereku i ministrave e deputetëve mund të mos jemi më në…