“Po i ndjek të gjitha ndeshjet e tyre”, Belajdi Pusi “i shkel syrin” Vllaznisë: Kush është ai shkodran që nuk e do rikthimin

Ka marrë një ofertë për rinovim të kontratës nga klubi i tij azer, Turan Tovuzi, por Belajdi Pusi preferon të presë për të vendosur sa i përket të ardhmes së tij.

Azerbajxhan-Atmosfera në Azerbajxhan është shumë e mirë, jam shumë i kënaqur atje dhe po paraqitem mirë, por përsëri kam dëshirë që të jap më shumë nga vetja. Kam shënuar pesë gola deri tani, kam dhënë dhe një assist, shpresoj që të shënoj edhe më shumë”.

Ndeshjet e Vllaznisë- Po, po, i ndjek të gjitha. Në fillim nuk ishin mirë, por tani duket se e kanë marrë veten dhe janë në rrugë të drejtë, në rrugë të mirë.

Kontrata me klubin azer- Kam një kontratë deri në qershor. Klubi më ka ofruar kontratë të re, për të rinovuar që tani në janar për sezonin e ri. Por nuk do nxitohem, do shikoj me kujdes. Dëshirën për tu rikthyer te Vllaznia besoj se e ka çdo lojtar shkodran, por do të shikojmë. Do kthehem në kohën dhe momentin e duhur, që të ndihmoj ekipin.

Related posts

“Turp të kërkojmë premio”, Gledi Mici pas triumfit në derbi: Fitore e madhe, por…

“Asnjë nuk e do humbjen në derbi/ Skënder Gega pas ndeshjes kundër Tiranës:Nuk e mendoja se do ndëshkohesha në këtë mënyrë…

Refik Halili “hap thesin”, zbulohet premio e presidentit të Tiranës në rast fitoreje ndaj Partizanit