“Po na tërheqin zvarrë”/ Forma e dobët në kampionat, trajneri i Valmieras fokusohet ndaj Partizanit: Nuk do të ndikojë në ndeshjen e së enjtes

Partizani arriti të fitonte 2-1 në transfertë kundër Valmieras, por asgjë nuk ka përfunduar, pasi ekipi letonez kërkon të thotë fjalën e fundit, për t’u kualifikuar për më tej. Takimi që do të zhvillohet në Elbasan ka shumë të papritura. Pas ndeshjes, trajneri i Valmieras JURĢIS KALNS u shpreh i bindur se skuadra e tij do të kualifikohej për në “Play-Offin” e Conference League, por në kampionat ndaj Jelgava-s barazoi me shifrat 2-2 në një kohë kur kundërshtari i Partizani ishte në avantazhin e dy golave.  Pas ndeshjes, trajneri i Valmieras do të shprehej.

“Thjesht po na tërhiqnin zvarrë. Skuadra më e mirë në fushë ishte “Jelgava”, ishim me fat që rezultati shkoi 2:2. Nuk ka asgjë për të komentuar këtu – ne ishim skuadra më e dobët në fushë. Nëse trajneri i skuadrës kundërshtare tha se ishte i lumtur për barazimin, atëherë ne duhet të jemi më të lumtur për këtë. Kemi një problem në Conference League, por jam i bindur se kjo performancë nuk do të ndikojë në ndeshjen që do të luajmë të enjten”

Related posts

“Turp! 5 mijë tifozë shajnë një trajner” Kërnaja “ndez zjarr” dhe shigjeton Tiranën: Kemi burra, futemi vetëm për fitore

Mes kontestimeve dhe kaosit, Partizani fiton aktin e parë ndaj Elbasanit (video)

EKSKLUZIVE/ Spostohet derbi, Klikoje Sport mëson ndryshimin e bërë nga sektori i garave