“Po më djeg zemra, çdo ditë rri me telefon”/ Familjen e ka në Gaza, rrëfimi i shqiptaro-palestinezit: Shtëpinë e kam bosh!

Shqiptaro-palestinezi Ahmed Jaber nuk e ndan nga dora telefonin. Çdo mesazh apo zile që i vjen, e pret me ankth. Është ankthi një djali që vjen pasi, babai i të cilit, Abdullai, nëna shqiptare Albiba me dy vëllezërit Ibrahimin dhe Jakop ndodhen të bllokuar në Gaza.

Në një intervistë për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu,  21-vjeçari i lindur në Tiranë por që pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar në Gaza,  ku ka studiuar gazetari, me një shqipe të ngadaltë,  rrëfen përballjen me vetminë në një lagje të kryeqytetit shqiptarë e të menduarit konstant, nëse familja do t’ia dalë të shpëtojnë gjallë nga vorbulla e luftës.

“Janë ditë të vështira. Sapo më vjen një mesazh apo një telefonatë me shumë frikë e hap se mos dëgjoj ndonjë lajm të keq. Shpresoj që zoti t’i mbrojë jo vetëm familjen time por edhe të gjithë popullin e Gazës. Dje fola pak me babin. Vetëm shumë pak nga që nuk kanë shumë internet. Vetëm me të shkruajtur dhe vonojnë deri sa i mbërrijnë mesazhet. Si jeni? A jeni mirë? Kaq.

Familjen e kam në rrezik. Kjo është ajo që më tremb. Më streson. Nuk është se vetëm unë si djalë jam vetëm dhe larg prindërve. Ka shumë djem të tillë. Normalisht shtëpia bosh nuk ke dëshirë të bësh asgjë.

Edhe unë nëse do të isha në vendin e babait tim nuk do të lija mamanë time edhe motrën time në rrezik e unë të shpëtoja. Motra ime, nëna ime siç jam unë tani që kam shpëtuar por e kam nënën në rrezik zemrën e kam të djegur flakë. Të njëjtën gjë ka edhe babai im. Nuk mund të lërë familjen atje në rrezik dhe ai vetë të shpëtojë.”

Related posts

Mbi 20 persona përfundojnë në spital/ Ja çfarë ndodhi papritur në Bulqizë

E RËNDË! Po lahej në liqenin e Kukësit, humb jetën i moshuari

Luhaten monedhat e huaja/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 6 korrik 2024