Po llokume me shegë keni provuar? Receta e thjeshtë me ëmbëlsi delikate!

Një recetë e thjeshtë, me shije unike është ajo e llokumeve me shegë.

Përgatitet lehtë dhe kërkon vetëm pakëz durim nga amvisat por që do t’ju mrekullojë tërësisht me shijen e saj të veçantë.

Përgatitja e Llokumeve me Shegë

Përbërësit

370 ml lëng shege

64 gr niseshte + 2 lugë çaji niseshte për spërkatje

3 lugë çaji me lëng limoni

200 gr sheqer

180 ml ujë

100 gram arra (nëse preferoni në vend të arrave mund të përdorni bajame, lajthi ose fistik)

50 gr sheqer pluhur

Përgatitja

Si fillim, shtoni në një tavë letër pjekje, lyeni furçën e kuzhinës me pak vaj dhe më pas lyeni me të gjithë sipërfaqen e letrës së pjekjes që keni shtruar në tavë dhe vendoseni mënjanë.

Në një tas të shtoni lëngun e shegës, niseshtenë dhe lëngun e limonit.

Përzjeini të gjitha bashkë derisa masa të njëtrajtësohet, niseshteja të tretet plotësisht dhe lëreni mënjanë.

Më pas, hidhni sheqerin në një tenxhere, shtoni ujin dhe vendosini në zjarr.

Përziejini derisa sheqeri të shkrijë.

Në këtë moment, lëreni zjarrin në nxehtësi mesatare dhe lëreni masën të ziejë pa e përzierë përreth 10 minuta apo edhe pak më shumë.

Më pas, hiqeni nga zjarri.

Ndërkohë, hidhni në një tjetër tenxhere lëngun e shegës që keni lënë mënjanë vendoseni në zjarr mesatar dhe përziejeni derisa masa të nisë të trashet.

Shtojini masën e sheqerit që keni vluar më parë dhe vijoni të përzieni pa ndërprerje derisa të krijohet një masë e fortë xhelatinoze.

Në këtë moment uleni nxehtësinë e zjarrit lëreni edhe për pak minuta dhe më pas largojeni nga zjarri dhe shtoni arrat e thërrmuara apo arrorë të tjerë që dëshironi.

Hidheni masën në tavën që keni lënë mënjanë dhe lëreni të ftohet.

Pasi të jetë ftohur në temperaturë ambjenti dhe futeni në frigorifer ( jo në ngrirje) për 3 orë apo edhe më shumë në mënyrë që masa e llokumes të ngurtësohet.

Më pas, hiqeni nga frigoriferi, prijeni në katrorë të vegjël lyejini si fillim me pak niseshte nga të gjitha anët.

Vendosini në një pjatancë, në fund spërkatini me sheqer pluhur dhe jani gati për t’u shijuar dhe servirur.

Related posts

Pilaf me kinoa – Receta e veçantë me plot shije!

Pogaçe e ëmbël – Receta e shijshme që kënaq gjithë familjen!

Akullore me kos dhe fruta – Receta me freski dhe shije perfekte!