Po kthehej nga Spanja, kapet në Rinas 35-vjeçari i rrezikshëm! (EMRI)

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë teksa është pikasur në aeroportin e Rinasit, pasi ishte shpallur në kërkim nga blutë për tentativë vrasje.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi Albert Margjoni, që sapo vinte nga Spanja, ishte dënuar me 6 vite burg.

Në vitin 2009, Margjoni akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte shtetasi E. M, dhe për pasojë është plagosur ky i fundit.

NJOFTIMI I POLICISE:

Po kthehej nga Spanja, në vendin tonë, duke qenë i shpallur në kërkim nga Gjykata e Apelit Shkodër, e cila e kishte dënuar me mbi 6 vjet burgim, për një tentativë për vrasje, ndalohet 35-vjeçari.

Si rezultat i verifikimit të gjeneraliteteve, përpunimit të të dhënave dhe shkëmbimit të këtyre informacioneve me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë, të DVP Lezhë, në hyrje të vendit, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, i cili vinte nga Spanja, Albert Margjoni, 35 vjeç.

Në vitin 2017, Gjykata e Apelit, Shkodër, e ka dënuar 35-vjeçarin, me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Në vitin 2009, shtetasi Albert Margjoni ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte shtetasi E. M. Nga të shtënat mbeti i plagosur shtetasi E. M. 35-vjeçari iu
dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Related posts

“5 milionë lekë, për ty 4! Emiljano: Shumë e ka!”/ Përgjimet në dosjen Onkologjikut! Ja pazari që bëhej për pacientët me kancer

Monedhat e huaja në “krizë”/ Kursi i këmbimit për sot, 23 qershor 2024

TRAGJIKE! Aksident i rëndë në Gjirin e Lalzit, ndërron jetë 16-vjeçari