“Po gënjen një popull, kjo është artiste turke”/ Publikoi fotot para 16 vitesh, Arjola Demiri “përplaset” me ndjekësin që e akuzon për mashtrim (FOTO)

Aktorja Arjola Demiri ka publikuar pak ditë më parë disa foto që nuk i kishim parë kurrë më parë, të 16 viteve më parë kur ishte vetëm 21 vjeç.

Aktorja shfaqet mjaft e hijshme si për tiparet e saj ashtu edhe për linjat trupore. Natyrisht ajo duket komplet ndryshe nga sot që është nënë e tre fëmijëve.

Por ndjekësit janë shprehur të konfuzuar pasi disa foto të tjera, të shkëputura nga një emision televiziv tregojnë një tjetër Arjolë. Madje një ndjekës e ka akuzuar se në fakt në foto nuk është aspak Arjola, por një artiste turke.

“Nuk është Arjola, e ka gjetur foton të artistet turke që mund t’i ngjasojë shumë pak dhe kujton se po gënijën një popull. Budalliqe”.

Por Arjola i ka marrë me mjaft sportivitet këto komente duke iu përgjigjur me humor e madje e ka falenderuar si komentin më të bukur që e ka krahasuar me artistet turke.

Ndërkohë të tjerë i kujtojnë fotot pa filtra që kanë bërë bujë disa kohë më parë duke i rikujtuar edhe operacionin që ka kryer në hundë, të cilin aktorja nuk e mohon aspak.

Related posts

Pas Big Brother Vip, Ilnisa Agolli anëtarësohet në Partinë Socialiste?! Ja fotot pas “Lali Erit” dhe Lindita Nikollës!

Incident apo e qëllimshme?! Alba e “Përputhen” del në emision me fustanin transparent, tregon më shumë seç duhet! (FOTO)

Ish-banori i BBV kapet me drogë/ Policia e arreston menjëherë (FOTO)