“Po e fitova BBV, një pjesë të lekëve do ja dhuroj familjes”/ Mësoi për sulmin në Top Channel, Luizi me lotësh: Rojën e njihja

Mbrëmjen e sotme banorët e “Big Brother VIP” mësuan për sulmin në Top Channel, ku humbi jetën edhe roja 60-vjeçar. Me të mësuar për ngjarjen e rëndë, Luizi u përlot sepse emri i të ndjerit ishte mjaft i njohur për të. Ai tha se do t’i qëndrojë pranë familjes së të ndjerit dhe me të dalë nga shtëpia, do t’i ndihmojë.

“Unë e kam njohur dhe prej emrit rojen. Ndihem shumë keq. Jam i sigurt që kjo shtëpi është më e sigurt se çdo ambasadë. Është një masakër. Kur goditet fjala e lirë, nuk gjej emër ti vë këtij akti terrorist. Por mund të them se të gjithë bashkë mund t’ja dalim duke i dhënë forcë njëri-tjetrit, duke pasur mbështetjen tuaj. Ju jeni forca juaj sepse jeni në lëvizje. Pavarësisht garave, të gjitha janë zero kundër kësaj. I them familjes së të ndjerit që një pjesë të konsiderueshme do ja dhuroj atyre”, deklaroi Luizi.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

Nga marrëdhënia me Selin te letra e babait të saj: Ja çfarë thotë gruaja e Mirit