“Po diskriminohem politikisht”/ Zbardhet dëshmia e Belerit në GJKKO

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, ka dalë në gjykatë këtë të hënë.

Beleri kishte kërkuar sërish që t’i jepet leje për t’u betuar, por GJKKO nuk ka marrë ende një vendim.

Kryebashkiaku opozitar tha para togave të zeza se atë po e diskriminojnë politikisht, teksa hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.

Ai paralajmëroi se çështjen ndaj tij do ta dërgojë edhe në gjykatat ndërkombëtare.

“Kam 7 muaj që nuk më jepet e drejta, që më kanë dhënë qytetarët e Himarës. Është diskriminim politik, ka vendime politike. Kryeministri pozicionohet e mban qëndrim para çdo seance. Humbësi i zgjedhjeve komandon Bashkinë e Himarës, kjo nuk është parë në asnjë vend të botës. Humbësi të komandojë bashkinë. Do të doja që kjo çështje të merrte fund. Do ta kërkoj të drejtën në gjithë gjykatat, por edhe ato ndërkombëtare”, theksoi Beleri.

Related posts

Shoqërohen në polici përfaqësues të degës së PD-së në Elbasan (EMRAT)

Pas Big Brother Vip, Ilnisa Agolli anëtarësohet në Partinë Socialiste?! Ja fotot pas “Lali Erit” dhe Lindita Nikollës!

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij