Po dilte nga Shqipëria me 20 mijë euro me vete/ Policia nis hetimet për 58-vjeçaren (EMRI)

Policia Kufitare në Kakavijë ka sekuestruar një shumë prej 20 080 euro të padeklaruara, si dhe ka proceduar penalisht poseduesen e shumës monetare.

Policia njofton se ka nisur procedimin ndaj shtetases Leonora Floku, e cila jetonte në Greqi, pasi ka tentuar të kalojë shumën e eurove pa deklaruar në kufi.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bashkëpunim me shërbimet doganore, në një vend të përshtatur në automjet, gjetën në çantën e shtetases L. F., 58 vjeçe (pasagjere në mjet), 20080 euro, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, tha policia.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, shtetasja L. F. u procedua penalisht për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Related posts

Mbi 20 persona përfundojnë në spital/ Ja çfarë ndodhi papritur në Bulqizë

E RËNDË! Po lahej në liqenin e Kukësit, humb jetën i moshuari

Luhaten monedhat e huaja/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 6 korrik 2024