“Po bie në kontradiktë me veten”/ Shqipe Hysenaj ia “plas keq” Monika Lubonjës

Monika Lubonja në një bashkëbisedim u shpreh se i vjen keq për disa gra që në ditën e sotme refuzojnë të divorcohen nga bashkëshortët e tyre për shkak të moshës dhe shtoi se në ditët e sotme dashuria ka humbur për brezin e ri.

Shqipja iu kundërvu duke i thënë se ajo është duke rënë në kontradiktë me veten e saj për faktin se ajo nuk ka shijuar lirinë në rininë e saj, por po e bën tani, siç ndodhi gjatë qëndrimit në “BBVIP”.

Shqipja: Ti je duke e jetuar brezin tonë dhe duke e shijuar ndërkohë që po thua se atëherë ka qenë më mirë ndërkohë që ti tani po bën qejf dhe po bie në kontradiktë me veten. Nuk i pëlqej njerëzit që bien në kontradiktë me veten.

Sepse nuk e ke shijuar në kohën tënde Monika dhe ti ke qenë e vetmja që e ka shijuar shumë “Big Brother”- in të themi të vërtetën, e ka shijuar më tepër. Të ka ardhur nga liria që ke pasur me vonë.

Monika: Në raport me vajzën kam pasur një liri në shtëpinë time të paparë. Unë lirinë time e kam shijuar duke shkuar në disko, i kemi shijuar duke shkuar me grupe në plazhe.

Related posts

“Egli ka bërë një këngë…”/ Gazetarja e njohur: Gjesti është i dashuruar me…

I zbërthehen reçipetat në skenë, reagimi epik i Katy Perry-t: Nuk keni paguar për… (VIDEO)

Çfarë po ndodh me ish-banorët e BBV 4? Nuk do ta besoni se kush ka humbur ndjekës në “Instagram”!