Plot 6 banorë do hyjnë sonte në shtëpinë e “BBV3”! Ja cilët janë ata (EMRAT)

Dyert e shtëpisë më të madhe u hapën! “Big Brother Vip” ka arritur të rrëmbejë vëmendjen e të gjithë publikut në vetëm pak ditë. Dinamikat kanë nisur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, me banorët që krijojnë aleanca, miqësi por edhe debate të shumta.

Big Brother Vip Albania nuk është thjesht një reality show televiziv i zakonshëm. Në Shqipëri ky program është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse.

Promo e natës së sotme duket premtuese, teksa plot 6 banorë të rinj, personazhe VIP nga fusha të ndryshme do hyjnë në shtëpinë e “BBV3”. A do ndryshojnë ata balancat mes banorëve?!

Sipas, Xing bëhet fjalë për koreografin e njohur, Albi Nako, emri i të cilit është përmendur shumë në portale kohët e fundit.

Një tjetër banor që pritet të hyjë është Olsi Bylyku, i cili me batutat e tij do i shtojë edhe më shumë gjallëri shtëpisë.

Të tjerë emra janë këngëtari Endrik Beba, moderatorja Erjola Doci, ish-konkurrenti i Përputhen Fatjon Kuqari.

Ndiqni sot “Big Brother Vip Albania” për shumë emocione të forta, e mbi të gjitha për të parë spektakël!

Related posts

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)

“Pak njerëz jetojnë…”/ Bora Zemani bën shkrimin e veçantë për Ismail Kadaren!

Vajza e Kiarës dhe Luizit feston sot 2 mujorin e lindjes! Ja urimi special i çiftit (FOTO)