Një grua ka zbuluar se ajo refuzon të pastrojë mustaqet dhe vetullat. Këtë gjë Eldina Jaganjac e bën për më shumë se 1 vit.
Ajo këmbënguli se nuk ndihet më pak femërore, dhe vendimi i saj për të dalë nga turma i ka dhënë më shumë vetëbesim.
Eldina tregoi se si u rrit në një qytet të vogël ku pritej që të gjithë të përshtateshin. Ndërsa ajo u rrit, u frustrua nga fakti që gratë pritet të shpenzojnë më shumë kohë dhe para për të ruajtur pamjen e tyre përmes heqjes së qimeve sesa meshkujt.
Eldina tha: ‘Përpara se të merrja këtë vendim, ndjeva se kishte mundësi jashtëzakonisht të kufizuara për mënyrën si duhej të dukeshin gratë.’
“Krahasuar me burrat, ne pritet të shpenzojmë shumë më tepër kohë dhe para për pamjen tonë vetëm për t’u konsideruar vizualisht të pranueshme në shoqëri, veçanërisht kur jemi në hapësira publike.”,- shtoi Eldina.
Eldina tha se nuk i intereson se si duket apo çfarë mendojnë njerëzit e tjerë për të – por pranon se burrat i kanë drjetuar sharje në rrugë.
Ajo shtoi se vëren burra që shikojnë vetullat e saj sikur të ketë një “kokë tjetër”.
‘Tani, unë kam zgjedhur të përqëndrohem në detyrat dhe qëllimet që duhet të kem bërë dhe më pak në atë se si shfaqem kur i bëj ato dhe nëse njerëzit më pëlqejnë apo jo, sepse ndoshta nuk do t’i shoh më kurrë, dhe nëse Po, akoma nuk më intereson, ‘shpjegoi ajo.
‘Nuk më intereson se çfarë mendojnë njerëzit. Unë nuk dua që ajo të bëhet kjo gjë e madhe – pa qëllim fjalësh – por është një zgjedhje personale që secili ta bëjë vetë”,- tha vajza nga Danimarka.