PLAY-OUT/ Besa dhe Lushnja luajnë fatet e tyre të sezonit, Iliria dhe Luftëtari të motivuar

Besa

Ditën e enjte në orën 16:00, do të luhen dy takimet e fundit të Play-Outit në Kategorinë e Parë. Dy sfida që do të vendosin shumë për fatet e dy skuadrave. Në Arena Egnatia të Rrogozhinës do të luhet takimi mes Lushnjes dhe Ilirisë. Ekipi drejtuar nga Gugash Magani e mbylli sezonin në vendin e 9-të në kuotën e 38 pikëve, vetëm dy pikë më pak se zona e shpëtimit.

Nuk është një sfidë e lehtë për lagunarët, që përballë do të jetë ekipi nga Fushë-Kruja me një trajner ekspert si Agim Canaj që e njeh ambjentin e Lushnjes pasi e ka drejtuar më parë. Besa drejtuar nga Dorian Bubeqi do të luajë në stadiumin Flamurtari të Vlorës ndaj Luftëtarit. Një ndeshje ku nuk ka favoritë me dy skuadrat që kërkojnë me patjetër të mos dështojnë në sprintin final të sezonit.

 

Related posts

E FUNDIT/ Rrufe në qiell të hapur, presidenti i klubit vendos të largohet nga klubi i Superiores: Kam vendosur të hap një kapitull të ri në jetën time…

Përplasja me Bashkinë Shkodër, Bekim Balaj thotë fjalën e tij: E tepërt të largohemi për një koncert (video)

Nga Pogradeci te Dinamo, Ilir Dajës i bashkohet një tjetër lojtar në fazën përgatitore