Plasin gjobat në Superiore/ Partizani,Tirana dhe Egnatia e pësojnë nga tifozët, zyrtari i Kukësit dënohet me 8 ndeshje

Plasin gjobat në Superiore

Plasin gjobat në Superiore.Komisioni i Disiplinës ka bërë mbledhjen e zakonshme ku ka marrë vendimet për shkeljet në javën e fundit futbollistike në Shqipëri.

Tirana dhe Partizani e kanë pësuar duke u gjobitur për sjellje të gabuar të tifozëve dhe hedhje të flakadanëve në fushë. Klubi bardheblu është gjobitur me 100.000 lekë, ndërsa “Demat” me 50.000 mijë lekë.

Komisionit të Disiplinës nuk i ka shpëtuar as zyrtari i Kukësit, Eronaldo Gjici për shkak të sjelljes josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Ky i fundit është dënuar me 8 ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Vendimet:

KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
KF Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
Zyrtari i FK Kukësi, Eronaldo Gjici, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes në mënyrë të përsëritur, duke shkelur dispozitat e Kodit të Disiplinës dhe Etikes, gjatë kohës që ishte i dënuar me masë disiplinore, në bazë të neneve 14/1/j dhe 33 të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
KF Korabi, për mos respektimin e detyrimeve dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa gjatë ndeshjes, në bazë të neneve 8/1 dhe 13/2/a të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
AF Luftëtari, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.
Zyrtari i AF Luftëtari, Arben Coni,për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF Pogradeci, Ernest Shkullaku,për sjellje fyese që cenon reputacionin e futbollit dhe të gjithë pjesëmarrësve në veprimtarinë e saj, në bazë të nenit 13 të KDE dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Zyrtari i KF Delvina, Markelian Alinani,për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF Delvina, Donou Jules Kadnel,për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i Labëria FC, Redi Kaçanolli,për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i FK Bylis, Ergi Hodo,për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i Akademia e Futbollit U-19, Hazir Bucpapaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Plasin gjobat në Superiore

Related posts

Davide Ziu, talenti shqiptar firmos kontratën si profesionist me Renaten: Ëndrra ime të përfaqësoj Kombëtaren (video)

Flamurtari kërkon ngjitjen në elitë, transferon ish-futbollistin e Dinamos (ZYRTARIZIMI)

Krijoi faturë fiktive për llogari të Ilir Beqajt, SPAK vendos masë sigurie për ish-drejtorin e Partizanit