Plas sherri në Tiranë/ 34-vjeçari me monopatinë godet shoferin e makinës, i thyen xhamin por nuk mbaron me kaq…

Parandalohet nga policia e Tiranës përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti mes një 34-vjeçari dhe një shoferi.

Një 34-vjeçar që ecte me një monopatinë është trembur në rrugë nga lëvizjet e një makine dhe kaq ka mjaftuar që të plasë sherri. I riu është konfrontuar me shoferin, e ka goditur dhe më pas i ka thyer xhamin e makinës. Policia ka ndërhyrë duke vënë në pranga 34-vjeçarin, e identifikuar si Robert Skara.

Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar për “BalkanWeb” edhe një foto nga momenti kur i riu godiste mjetin.

Njoftimi i policise:

Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, pas njoftimit të marrë se në rrugën “Konferenca e Pezës”, tek “Ish Qyteti i Nxënësve” dy shtetas po konfliktoheshin, menjeherë kanë shkuar në vendngjarje.

Sherbimet e Policisë, falë ndërhyrjes në kohë kanë bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit ku shtetasi R.S, kishte hipur mbi mjetin e shtetasit K.B, të cilin ja kishte thyer dhe po e kërcënonte si dhe po tentonte ta qëllonte me sende të forta, por është vënë në pranga nga Policia.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi R.S, duke lëvizur me një monopatinë është trembur nga mjeti me drejtues K.B, i cili po lëvizte në të njëjtin drejtim me këtë shtetas. Më pas shtetasi R.S., e ka goditur me grushta si dhe i ka dëmtuar mjetin me sende të forta shtetasit K.B.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R.S., 34 vjeç, për veprat penale “Shkatërrim i pronës me dashje‘’,’’ Plagosje e lehtë me dashje’’ dhe ‘’Kanosja” .

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën