Plas sherri edhe në Dance With Me/ Iliri kapet keq me Iglin: Mos përdor fjalor rruge me mua (VIDEO)

Mbrëmë është eleminuar nga “Dance With Me” Igli Zarka dhe ishte verdikti i Ilir Shaqirit që e nxori aktorin jashtë garës. Dyshja zhvilloi një debat gjatë vendimit, me Ilirin që e cilësoi Iglin si të dobët, ndërsa ky i fundit komentet e Ilirit si një fjalor rruge që nuk i shkon përshtat një anëtari jurie.

Gjithashtu Igli nuk i dha dorën as Alketa Vejsiut kur iku nga skena edhe pse moderatorja ia zgjati dorën me mirësjellje.

Debati në skenë:

Ilir Shaqiri: Do të përqendrohesha më shumë se ajo që ti thua është se ti nuk di të vihesh në lojë, nuk di të luash. Besoj asnjeri nuk të ka shtyrë të vish këtu me detyrim.

Igli Zarka: Ilir nuk të dëgjoj.

Ilir Shaqiri: Ky është problemi yt.

Igli Zarka: Nuk dëgjohet nga bokset, nuk është problemi im.

Alketa Vejsiu: Nuk ishte ironi, nuk dëgjohesh vërtetë.

Ilir Shaqiri: Problemi yt është që ti nuk di të vihesh në lojë, si me veten dhe si me ambjentin që je.

Igli Zarka: Ilir, ti mund të jesh mësuar të luash me veten, unë jo.

Ilir Shaqiri: Jo, as unë nuk luaj me veten. Unë kam një rol dhe jam këtu, ti sot ke një rol tjetër dhe je aty. Megjithëse e ke veshur këtë kostumin që të përfaqëson shumë mirë. Mua më pëlqen kostumi yt, je tamam princ Austrie dhe është gjëja më e bukur nga ato që pashë dhe dëgjova sot. Problemi yt është që nuk mban mend atë që thua.

Igli Zarka: Ilir, ti ke shumë inteligjencë dhe në vend që të përdorësh terma rruge, mund të përdorësh terma profesional me mua se unë të kuptoj.

Ilir Shaqiri: Unë nuk përdora asnjë lloj terminologjie kërcimi, unë thjeshtë fola për atë që ti përfaqëson.

Igli Zarka: Po, por a je profesionist 30 vite? Mos përdor terma rruge.

Ilir Shaqiri: Për mua, je nxënës.

Igli Zarka: Sigurisht, jam nxënësi i Enadës dhe jo i joti. Jam nxënës i Enada dhe Gert Vasos dhe jo i joti.

Ilir Shaqiri: Unë gjykoj atë që ti përfaqëson. Ti je Igli dhe Igli në këtë rast nuk di të luajë dhe nuk di të kërcejë dhe aq më tepër nuk di të dëgjojë.

Related posts

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)

“Pak njerëz jetojnë…”/ Bora Zemani bën shkrimin e veçantë për Ismail Kadaren!

Vajza e Kiarës dhe Luizit feston sot 2 mujorin e lindjes! Ja urimi special i çiftit (FOTO)