Plas keq te Tirana, tifozët fyejnë dhe fërshëllejnë lojtarët pas ndeshjes me Kukësin; u kthejnë fanellat mbrapsht (video)

Plas keq

Plas keq te Tirana. Ekipi bardheblu fitoi ndaj Kukësit me shifrat 1-0, përballje e vlefshme për javën e 31-të të Kategorisë Superiore. Një fitore që nuk është pritur mirë, sidomos nga tifozët e Tiranës.

Pas përfundimit të ndeshjes, lojtarët kanë shkuar të marrin duartrokitjet e tifozerisë së tyre, por janë përballur me një lumë sharjesh e kritikash. Përgjoni desh t’u dhuronte fanellën ultrasve të skuadrës por këta të fundit ia kthyen mbrapsht. Të njëjtin fat pësoi edhe Abazaj i cili shkoi të qetësonte gjithashtu mbështetësit. Më pas nga tribunat nisën një lumë sharjesh e kritikash në adresë të ekipit që sipas tifozëve, nuk ka qenë në lartësinë e duhur në këtë ndeshje, apo edhe në ato të mëparshmet.

Kjo situatë vazhdoi për disa minuta te Tirana, me bardheblutë e rreshtuar para tifozëve, derisa u kthyen mbrapsht në dhomat e zhveshjeve, teksa edhe mbështetësit e u shpërndanë shumë të pakënaqur pas një fitoreje që në fakt ringjall shanset e ekipit për “Final Four”.

LEXO MË SHUMË: Kukësi “tradhëtohet” nga dy traversa dhe VAR, Tiranës i mjafton prekja e Abazaj-t për 3 pikët

Kukësi mundet nga Tirana në “Air Albania”  me rezultatin 1-0, përballje e vlefshme për javën e 31-të të Kategorisë Superiore. Vendos goli i Abazajt në minutën e 87’. Në minutën e 87′, një gabim në mbivendosje nga Kukësi dhe Kristal Abazaj shfrytëzoi atë mundësi, mjaftoi prekja e Abazaj-t për të shënuar.

Related posts

Skuadra po e priste për ndeshjen, futbollisti shqiptari jep fund jetës, hidhet nga kati i 8-të i restorantit (Mesazhi misterioz që i dërgoi klubit)

E FUNDIT/ Shkëmbi-Tirana, vendoset e ardhmja e trajnerit

Nuk është Bashkia por impianti, edhe kundërshtari i Vllaznisë do të ndërrojë qytet për ndeshjen e Conference League