Plas keq sherri LIVE në studio/ “Po dëgjoni një të çmendur”, përplasje e fortë mes Spartak Ngjelës dhe ekspertit të njohur: Pusho, terrorist. Ti je një palaço…

Një debat shumë i ashpër ka ndodhur në emisionin “Shqipëria Live”, mes avokatit Spartak Ngjela dhe Kreshnik Osmanit në lidhje me sulmin e ditës së shtunë.

Lidhur me këtë temë Kreshnik Osmani i është drejtuar me një gjuhë shumë të ashpër Ngjelës duke e quajtur terrorist ortodoks dhe që kërkon të përçajë fenë.

Në një moment avokati i njohur, Spartak Ngjela, u shpreh se ky hakërim nuk ka bërë asgjë të keqe, nuk ka bërë dëme.

“Bankat tregohen të sigurta, qeveria ashtu. Kjo do të thotë ne jemi pro perëndimor”, tha Ngjela, i cili më pas përmendi edhe “radikalizmin mysliman”.

Pikërisht në këto momente ka reaguar Kreshnik Osmani, ekspert për çështje ndërkombëtare, i cili nuk ishte dakord me fjalët e avokatit.

Pjesë nga debati:

Ngjela: Po dëgjoni të çmendurit

Osmani: Ke pasojat e burgut, je një radikal. Nuk të lejojmë të fusësh çarje ndërfetare

Ngjela: Unë thashë e kemi në favor radikalizmin. Por këta janë anti perëndimor

Osmani: Ti je një palaço, kllon.

Ngjela: Pusho, pusho

Osmani: Nuk më thua mua pusho. Irani nuk ka thënë se po mbani muhaxhedinët do të hakmerrem. Irani kur thotë më keni shpallur luftë me muhaxhedinët, nuk e ka problem të thotë se do shpallë luftë. Ose shkojmë në gjykatë, ose mund t’i thuash unë kam kërkesë. Ose t’i thotë në mënyrë më të qytetëruar për t’i larguar.

Related posts

Mbi 20 persona përfundojnë në spital/ Ja çfarë ndodhi papritur në Bulqizë

E RËNDË! Po lahej në liqenin e Kukësit, humb jetën i moshuari

Luhaten monedhat e huaja/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 6 korrik 2024