Plas grushti te U-19, sherr masiv mes lojtarëve të Partizanit dhe Vllaznisë; forcat e sigurisë hyjnë në fushë (video)

Ndeshja e sotme e kampionatit të moshave U19 mes Partizanit dhe Vllaznisë në “Arenën e Demave”, është mbyllur me një sherr masiv, që ka përfshirë lojtarët e të dy skuadrave. Në minutën e 90′ të sfidës, me rezultatin që nuk ishte aspak në diskutim, pasi shifrat ishin 5-0 për të kuqtë, një përplasje në mesfushë degjeneroi në sherr masiv. Gjeta i Partizanit goditi me grusht një lojtar të Vllaznisë dhe kjo solli reagimin e lojtarëve të tjerë të kuqebluve.

VIDEO

Kështu nisi një sherr ku u përfshinë të dy ekipet dhe që u ndal me vështirësi nga stafet teknike të dy skuadrave dhe forcat e sigurisë. Në fund gjyqtari nxori 3 nga kartonë të kuq për secilën skuadër.

Related posts

Ardian Ismajli jashtë fushave për 1 muaj, Torino mendon ta zëvendësojë me një tjetër lojtar të Kombëtares (EMRI)

E nis që nga ndeshja ndaj Partizanit, Vora ankesë zyrtare Jarecit dhe FSHF-së për gjykimin (FOTO)

“Duan të mbajnë me zor Tiranën në Superiore”, presidenti i klubit rival shpërthen në studio: Nuk bëhet qameti, pse duhet të digjemi ne si ekip…