Plas dhuna në Kuvend, deputeti i opozitës godet me grusht socialistin (video)

Seanca e sotme plenare ka nisur me debate e përplasje fizike. Deputetët e opozitës dhe mazhorancës janë përleshur fizikisht në Kuvend.

Teksa kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolli mori fjalën, pati kundërshti në radhët e opozitës. Deputetët e Partisë Demokratike kanë bllokuar foltoren duke kërkuar që Garda të dalë nga salla. Po ashtu janë rikthyer pas 10 ditësh në seancë 23 deputetë të PD-së.

Në momentin që Vullnet Sinaj ka marrë fjalën nga vendi, deputetët e opozitës nuk e lejuan, debat që më pas u përshkallëzua deri në përplasje fizike.

Më pas deputeti Bledion Nallbati i cili i mbylli mikrofonin Sinajt, tentoi ta grushtojë.

Mësohet se Nallbati është përjashtuar nga seanca plenare. Kryetarja e Kuvendit kërkoi 5 minuta ndërprerje të seancës.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Gazeta “Der Standard”: Protesta dhe Korrupsioni në Shqipëri, Tensionet që Rrezikojnë Integrimin në BE

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur