Plagosje me thikë në zonën e “Don Boskos”/ Policia jep detajet: Autori…

Plagosje me thikë në zonën e Don Boskos në Tiranë. Policia bën me dije se shtetasi A. K., 45 vjeç, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë autori është vënë në pranga nga Policia, e cila njoftoi se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 Tiranë, pas njoftimit të marrë për një konflikt në rrugën “Don Bosko”, ku dy persona ishin konfliktuar me njëri – tjetrin dhe për pasojë njëri prej tyre ishte plagosur me thikë, menjëherë organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta bënë identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes, konkretisht: Argjir Dusha, 50 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajta pa leje e armëve të ftohta”, pasi në rrugën “Don Bosko”, ka plagosur me thikë, për motive të dobëta, shtetasin A. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Related posts

VIDEO RRËQETHËSE/ Publikohet mesazhi zanor i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shkulën nga zemra, ishte njeri…

“Dua të vras veten, po s’ma lejon feja!”/ Dëshmia e të pandehurit: Për Nuredinin po shkelni ligjin, do iki nga trutë

Euro nuk ndryshon, dollari sërish në rënie/ Kursi i këmbimit, 8 prill 2025