Plagosja me armë zjarri në Zall Herr, Klodian Beshiri: Më prenë rrugën, qëllova për vetëmbrojtje

by A.M

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e mbrëmjes së të hënës të ndodhur në Zall Herr, ku si pasojë u plagosur me armë zjarri dy persona.

Burime për Abc News bëjnë me dije se konflikti ka nisur mes Klodian Beshirit dhe Redi Myrtos të cilët dyshohen se shkak ka qenë konflikti për pronat në zonën e Zall Herrit.

Ndërkohë bëhet me dije se 34 vjeçari Beshiri para uniformave blu është shprehur se ka qëlluar për vetëmbrojtje pasi ata i kanë zënë rrugën. Ndërsa vetë Redi Myrto i cili mori një plumb në kofshë ka treguar se mesditën e së dielës, Beshiri ishte zënë me vëllain e tij, Danjelin.

Gjithashtu burime për Abc News bëjnë me dije se Beshiri më herët kishte ndjekur një kurs për të punuar pranë forcave të armatosura në Zall Herr dhe aktualisht ai  punonte si specialist shëndetësie pranë këtij reparti.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.