Pjesëtar i grupit kriminal në Spanjë, arrestohet 67-vjeçari në Fier

Faza e dytë e operacionit policor të koduar “Member” është finalizuar me sukses pasi është arrestuar në Fier 67-vjeçari Gjolekë Pazaj pjesëtar i një grupi kriminal që merrej me drogë dhe me armë në Spanjë.

67-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale: “Trafikimi i narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Organizata kriminale”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, të parashikuara nga legjislacioni penal i Spanjës.

Nga hetimet e kryera në këtë shtet, ka rezultuar se 67-vjeçari në bashkëpunim me të tjerë, përshtatnin ambiente të mbyllura, në qytete të ndryshme të Spanjës, për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave.

Sjellim në vëmendje se më 18 Shkurt, Policia e Fierit, në kuadër të operacionit “Member”, vuri në pranga me qëllim ekstradimin, 22-vjeçarin Xhovalin Aliaj, pjesëtar i të njejtit grup kriminal. Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën