Pjesë e grupit që kryente martesa mes të rinjve dhe i çonte luftëtarë për ISIS-in, kush është nëna e 3 fëmijëve e arrestuar në Tiranë (EMRI)

Të arrestuarit nga operacioni 'Martesa'

Një grua, nënë e tre fëmijëve është arrestuar pasditen e së premtes në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për terrorizëm. Nëna e tre fëmijëve dyshohet se ka qenë pjesë e një grupi radikal në shtetin fqinj ku pritet të ekstradohet pas disa ditësh e ku do të përgjigjet përpara drejtësisë për akuzat e ngritura.

Një 43-vjeçare e cila ishte dënuar për terrorizëm dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, është arrestuar pasditen e së premten në Tiranë.

Bëhet fjalë për Lubjana Gjeçajn, nënë e tre fëmijëve, e cila u vu në prangat e policisë në një operacion mes uniformave blu dhe homologëve italianë. Arrestimi i saj u bë me qëllim ekstradimi në shtetin fqinj, pasi ishte dënuar me 3 vjet burg, për veprën penale ”Organizatë me qëllime Terroriste”.

Po kush është  Lubjana Gjeçaj dhe si funksiononte grupi ku ajo bënte pjesë? Ky grup i strukturuar kriminal, kryente martesa mes të rinjve dhe i dërgonte ata në Turqi, dhe më pas në Siri për të luftuar për të ashtuquajturin Shteti Islamik. Një krushqi e lidhur mes familjes së një vajze të re italiane dhe një shqiptari me origjinë nga Laçi në 2014, zbuloi celulën terroriste që rekrutonte luftëtarë për ISIS-in (shtetin islamik). 

Pas 8 muajve hetime, në një operacion të gjerë të shtrirë në disa qytete në Itali dhe në Lushnjë të Shqipërisë, 10 persona ranë në pranga, 4 italianë,1 kanadez dhe 5 shqiptarëPërveç Lubjana Gjeçajt, pjesë e grupit ishte dhe Dritan Gjeçaj bashkëshorti i 43-vjeçaresBaki Çoku, Aldo Kobuzi dhe Arta Kakabuni.

Në foto i arrestuari në Lushnje Baki Çoku

Related posts

VIDEO RRËQETHËSE/ Publikohet mesazhi zanor i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shkulën nga zemra, ishte njeri…

“Dua të vras veten, po s’ma lejon feja!”/ Dëshmia e të pandehurit: Për Nuredinin po shkelni ligjin, do iki nga trutë

Euro nuk ndryshon, dollari sërish në rënie/ Kursi i këmbimit, 8 prill 2025