Pite shtëpie me kungulleshka dhe djathë – Shije e përsosur!

Nëse jeni në kërkim të një recete të shijshme për muajt e verës, ja ku e keni recetën e shijshme me djathë dhie dhe kungulleshka.

Kjo pite e kripur është shumë e shijshme dhe një mënyrë shumë interesante për të konsumuar kungulleshkat, të cilat janë shumë të shëndetshme për njeriun.

Më poshtë keni përgatitjen e një recete fantastike me kungulleshka, atë të kombinimit të saj me pite dhe djathë të bardhë.

Përgatitja e Pites me Kungulleshka 

Përbërësit

1 filxhan e gjysmë me miell

140 gramë gjalpë pa kripë

Kripë

Gjysmë luge çaji me uthull të bardhë

600 gramë kungulleshka të prerë në feta të holla

Piper i zi pluhur

2 lugë gjelle me vaj ulliri ekstra të virgjër

200 gr djathë të bardhë të thërrmuar (nëse preferoni në vend të djathit të bardhë mund të përdorni edhe djathë kaçkavall)

1 lugë çaji me kopër ose majdanoz të grirë hollë

Përgatitja

Hidhni në mikser miellin, gjalpin dhe një majë luge me kripë.

Përziejini dhe më pas shtoni uthullën dhe 3 ose 4 lugë çaji me ujë të ftohtë.

Brumin e përfituar ta punoni me dorë në një sipërfaqe të ngurtë, mbështilleni me një qese plastike kuzhine dhe lëreni të vijë për 30 minuta.

Më pas hapeni duke i dhënë një formë rrethore.

Hapeni fetën e brumit mbi një tavë ku keni shtruar letër pjekje, mbulojeni me qese plastike dhe lëreni mënjanë.

Më pas, fetat e prera hollë të kungulleshkave spërkatini me kripë dhe vendosini në një kullesë.

Herë pas here shtrydhini lehtë me duar që të lëshojnë ujin e akumuluar dhe pas 30 minutash transferojini në një enë tjetër.

Përziejini me një lugë gjelle me vaj ulliri ekstra të virgjër dhe piperin e zi.

Në një tas tjetër përzieni koprën, kripën, piperin dhe djathin e bardhë të thërrmuar.

Lyejeni me të të gjithë sipërfaqen e brumit që keni shtruar në një tavë dhe më pas vendosini fetat e kungulleshkave në forma të ndryshme sipas dëshirës (ose si në foto).

Spërkatini me vaj ulliri dhe piqini në furrë për 40 deri në 50 minuta.

Vlerat e Kungulleshkave

Kungulleshkat kanë pak kalori. Ato janë një zëvëndësues i mirë për ushqimet e pasura me kalori.

Kungulleshkat kanë pak kalori. Ato janë një zëvëndësues i mirë për ushqimet e pasura me kalori.

Falë përmbajtjes së lartë të magnezit, kungujt e njumë ulin rrezikun e atakut në zemër dhe ishemisë.

Kunulleshkat përmbajnë acid folik që është thelbësor në shkatërrimin e amino acideve të dëmshme që shkaktojnë atak në zemër dhe trombozë.

Kaliumi dhe magnezi që gjendet tek kungujt e njomë ndihmon në uljen e tensionit të gjakut dhe në largimin e stresit.

Burimi: AgroWeb.org

Related posts

Pogaçe e ëmbël – Receta e shijshme që kënaq gjithë familjen!

Akullore me kos dhe fruta – Receta me freski dhe shije perfekte!

Si të përgatisni ujin e freskët me shalqi me plot vlera!